Në kampin e KFOR-it në Prishtinë ka nisur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.
Në këtë ceremoni po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Të pranishëm aktualisht në hapësirat ku po mbahet ceremonia janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla, ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.