UBT News

​Kadri Veseli mbërrin në Mitrovicë

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur rreth orës 14:00 në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë. Ai po shoqërohet nga forca të EULEX-it, ndërsa askush nuk po lejohet të afrohet 50 metra afër shtëpisë së tij.

Mësohet se më parë Veseli ka vizituar varrezat në fshatin Broboniq e pastaj ka mbërritur në Mitrovicë. Vizita e Veselit vjen pas vdekjes së të ëmës.

Exit mobile version