Policia në Kabul ka raportuar për të paktën 19 viktima, pas shpërthimit në një qendër edukative në kryeqytetin afgan.
Shpërthimi ka ndodhur në qendrën Kaaj në zonën Dashte Barçi në perëndim të qytetit.
Shumë prej banorëve të asaj zone i takojnë komunitetit Hazara, i cili është shënjestruar edhe në të kaluarën.
Një ekip policor është në skenën e sulmit. Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./REL/