Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 38 pacientë janë të hospitalizuar dhe po marrin shërbime nëpër spitale e klinika në të gjithë vendin.
Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente të infektuar me COVID-19, ndërkaq 38 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, sipas raporteve të datës 17 gusht 2022.
Raporti i datës 17 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, nëntë pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, katër pacientë
Klinika e Neonatologjisë, një foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, dy raste të intubuara
Spitali i Gjakovës, gjashtë pacientë
Spitali i Prizrenit, katër pacientë
Spitali i Pejës, tetë pacientë
Spitali i Gjilanit, tre pacientë