Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha sot se “njerëzit që shikojnë atë që ka ndodhur në Ukrainë” mund të shohin “se kjo është vrasje sistematike e njerëzve të pafajshëm, çfarëdo termi që dëshironi të përdorni”.
Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me përdorimin e fjalës “gjenocid” dhe nëse ky ishte “vlerësimi” i tij në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.
“Është krejtësisht e pandërgjegjshme dhe bota mendoj tani është në masë dërrmuese në anën e ukrainasve. Britania e Madhe do të vazhdojë me miqtë dhe partnerët tanë për të bërë gjithçka që mundemi për të ndihmuar. Ne sigurisht po shohim se çfarë ndihme më shumë ushtarake mund të japim”, tha Johnson, transmeton CNN.