Kryetari aktual, njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari thotë se vuajtjet e nënave tona janë akrivat e vendit.
Jashari ka takuar motrat e dëshmorit Muharrem Misimi nga fshati Prekaz. Ai thotë se 22 vjet pas luftës ende janë të freskëta dhimbjet që i shkaktoi lufta.
“22 vite pas luftës ende i kemi të freskëta dhimbjet që na i shkaktoi lufta, ende nënat tona nuk mund t’i mbajnë lotët nga humbja e më të dashurve të tyre, që ia falën me krenari Kosovës. Asnjëherë faleminderit askujt për nderimin bërë dëshmorëve sepse kjo është më e pakta që mund dhe duhet bërë për dëshmorët tonë. Për me tepër lotët e kësaj nëne na shërbejnë si motiv dhe detyrë që të punojnë shumë më shumë për vendin tonë, duke lënë anash inatet dhe interesat personale e grupore”, shkroi ai mes tjerash.