UBT News

​Jansha: Nëse Kievi bie, do të ketë pasoja në Evropën Lindore dhe telashe në Ballkanin Perëndimor

Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus, Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore, tha kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha për portalin Euractive.

“Jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, do të ketë telashe në Ballkanin Perëndimor, pastaj shtetet baltike janë objektivi i radhës”, tha ai, duke paralajmëruar për “efekt domino”.

Ai u bëri thirrje sllovenëve të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës në Lubjanë të mërkurën.

Në një intervistë, duke e krahasuar Putinin me Sllobodan Millosheviq, ai tha se ishte e mundur të pritej “të njëjtat hapa irracionalë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit”.

Exit mobile version