UBT News

​Izraeli shton masat pas sulmeve, Qeveria lehtëson marrjen e armëve të lehta për qytetarët

Pas atentateve në Jerusalemin lindor, kabineti qeveritar izraelit ka vendosur të lehtësojë qasjen e qytetarëve tek armët. Në të ardhmen ata do të mund të marrin më shpejt licencën për të mbajtur armë të caktuara.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, pas një takimi urgjent të diktuar nga situate e krijuar ditët e fundit.

Qeveria ka vendosur po ashtu të merren masa edhe kundër anëtarëve të familjeve të atentatorëve që mbështesin terrorin. Këtu do të bëjë pjesë shkurtimi i ndihmave sociale, si edhe heqja e mundësisë së shërbimeve shëndetësore.

Por nuk është e qartë se si do të verifikohet, nëse një person është mbështetës ose jo i terrorit. Përveç kësaj në mbledhje u ra dakord që ushtria dhe policia të mbledhin armët ilegale.

Kabineti qeveritar diskutoi gjendjen e krijuar në vend pas sulmin në një sinagoge në Jeruzalemin lindor , që shkaktoi shtatë të vdekur e tre të plagosur. Kryeministri izraelit, Netanjahu kishte bërë të ditur para takimit, se ai do t’u japë një përgjigje “të fortë” sulmeve të përgjakshme.

Exit mobile version