UBT News

​Iu bashkua ISIS-it, ngrihet padi ndaj të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale H.S., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.S., me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, ka udhëtuar për në Stamboll – Turqi dhe përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’, e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtar i ‘’ISIS-it’’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘’ISIS-it’’, është financuar nga ‘’ISIS’’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollarë në muaj duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të ‘’ISIS-it’’.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Exit mobile version