Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç.
Fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të marrin një të tretën e dozës së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit, raporton atsh.
Sipas këshillës së agjencisë, ata do të marrin dy doza të vaksinës me një distancë prej tre javësh.
Edhe pse simptomat e Covid-19 janë dukshëm më të lehta te fëmijët, AIFA vuri në dukje se vaksinimi ishte ende i dobishëm sepse u lejon atyre të shkojnë në shkollë dhe të marrin pjesë në aktivitete, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre.
Sipas të dhënave të disponueshme vaksina ka rezultuar shumë efektive dhe e sigurt.
Në Itali, rreth 87.55 përqind e njerëzve mbi 12 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 deri më tani.
Dje, autoritetet raportuan rreth 15 mijë e 100 infeksione të reja me koronavirus dhe pak më shumë se 100 vdekje brenda një dite.