Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.
Abrashi tha se në komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.
Sipas një komunikate të MI-së, rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc që kap vlerën 207 mijë euro, dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.
Ministria e Infrastrukturës njofton se ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë paraparë për vitin 2021.