UBT News

​Ismaili thotë se krijimi i hapësirave të gjelbra është nevojë për të gjithë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka premtuar krijimin e rripit të gjelbër për të ndërlidh lagjet e kryeqytetit me hapësira të gjelbra.

Në një konferencë për medie, pretendenti për kryetar të Prishtinës tha se krijimi i hapësirave të gjelbra është nevojë për të gjithë.

“Do të bëjmë rripin e gjelbër që ndërlidh lagjen me hapësirat ekzistuese të gjelbëra dhe të tjera që do t’i krijojmë. Aty do të ketë sistem modern të ujitjes”, tha ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Exit mobile version