Behgjet Pacolli në cilësinë e ish-presidentit të Kosovës bashkë me ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Kjo u bë e ditur nga Jetlir Zyberaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai po ashtu tha kjo vizitë po bëhet me iniciativë të Pacollit dhe se ftesa iu është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët sipas Zyberajt për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.
“Me iniciativën e ish-presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës. Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.