Stefano Tacconi, ish-portieri i kombëtares së Italisë dhe Juventusit është në luftë për jetën si pasojë e një ishemie celebrale.
64-vjeçari prej së shtunës është i shtruar në spital nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha, ndërsa ende nuk ka një raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit teksa fatkeqësisht i vetmi informacion është se situata nuk është aspak e lehtë.
Deri në ditën e djeshme gjithçka ishte në rregull për Tacconin me këtë të fundit që madje ishte i ftuar në prezantimin e autobiografisë së tij në Asti, një komunë në Itali.
Por, me kalimin e orëve, gjendja shëndetësore e ish-portierit u rëndua ndërsa ai u dërgua menjëherë në spital teksa është i shtruar në repartin e neokirurgjisë në spitalin e Alessandria-s dhe në vijim pritet të ketë të reja lidhur me shëndetin e Tacconit.