Ish kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në Uashington, ku po merr pjesë në tryezën e organizuar Këshilli Atlantik (Atlantic Council) lidhur me koordinimin që duhet të kemi si vende mike. Kështu ka njoftuar vet Hoti përmes rrjetit social Facebook.
Ndajmë të njëjtat vlera lidhur me: (1) zhvillimin e pavarësisë energjetike dhe infrastrukturore, (2) në sigurinë kibernetike të vendeve tona duke instaluar teknologji të sigurt që buron nga vendet perëndimore, (3) për funksionalizimin e Iniciativës së Tri Deteve (Adriatik, Baltik dhe i Zi), dhe (4) në veçanti biseduam për urgjencën e transformimit ushtarak të vendeve të Ballkanit për tu përballur me rreziqet e mundshme që vijnë nga vende jodemokratike, ka shkruar Hoti.
“Gjatë qëndrimit në Uashington, mora pjesë në tryezën e diskutuar nga Këshilli Atlantik (Atlantic Council) lidhur me koordinimin që duhet të kemi si vende mike, që ndajmë të njëjtat vlera lidhur me: (1) zhvillimin e pavarësisë energjetike dhe infrastrukturore, (2) në sigurinë kibernetike të vendeve tona duke instaluar teknologji të sigurt që buron nga vendet perëndimore, (3) për funksionalizimin e Iniciativës së Tri Deteve (Adriatik, Baltik dhe i Zi), dhe (4) në veçanti biseduam për urgjencën e transformimit ushtarak të vendeve të Ballkanit për tu përballur me rreziqet e mundshme që vijnë nga vende jodemokratike. Ishte shumë informuese të diskutohet me persona të administratës amerikane që kanë qenë përgjegjës për këto çështje dhe kanë kaluar një jetë në shërbim të vendit të tyre”, ka shkruar Hoti.