UBT News

​Ish-kryeministri Hoti: Krizë mbi krizë deri te rënia e qeverisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka numëruar disa sektorë nëpër të cilët sipas tij po ka vështirësi në Kosovë.

“Krizë në arsim, krizë në shëndetësi, krizë në politikën e jashtme, krizë në ekonomi e dialogu në udhë pa krye”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

“Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri te gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor”, ka shkruar tutje Hoti.

Ai ka pasur akuza edhe për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të cilin tha se është nonekzistent.

Exit mobile version