UBT News

​Ish-krerët e UÇK pritet të vaksinohen deri më 4 qershor

Në konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj po diskutohet për vaksinimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale dhe lehtësimin e masave antiCOVID. Aty u bë e ditur se vaksinimi i të akuzuarve me dozën e dytë do të bëhet deri më 4 qershor, derisa nga mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt u kërkua edhe lehtësimi i vizitave familjare.

Nga Zyra Administrative e Gjykatës Speciale, Ralf Rosh tha se synimi i tyre është të largohen gjitha kufizimet, por janë rregullat e shtetit të Holandës të cilat duhet të respektohen.

“Është dëshira dhe synimi jonë përfundimtar si zyrë administrative që të hiqen këto kufizime kur të lejohet kjo. Sa i përket vaksinimeve, vaksinimi i dytë i paraburgosurve është caktuar për në qershor”, tha ai.

Mirënjohës për procesin e vaksinimit të të akuzuarave u shpreh Jonathan Rees, avokat i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit.

“Ne jemi mirënjohës që më 4 qershor të mbarojë procesi i vaksinimit. Ne kemi kuptuar që të gjithë edhe stafi dhe paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht dhe ata që kanë mbetur do të vaksinohen më 4 qershor. Ne mendojmë se duhet të caktuar një datë që njësia e paraburgimit do t’i heq kufizimet ndërmjet të paraburgosurve dhe të lejojnë vizitat familjare. Besoj që është e natyrisht që gjithë palët të jenë të vaksinuar dhe të hiqet këto masa”, tha ai.

Ndërsa, Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nëse vazhdohen masat kufizuese deri në muajin korrik është problem për të akuzuarit.

“Këto kufizime që vazhdojnë të ekzistojnë dhe mendohet të vazhdohet deri në korrik krijojnë një problem serioz”, tha ai.

Exit mobile version