UBT News

​Ish deputeti i LDK-së i reagon Mustafës: Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafa, për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.

Rugova shkrimin e Mustafës e sheh si një pendim të Mustafës për dorëheqjen e tij dhënë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ai nëpërmjet një shkrimi tha se më mirë të mos flitet kur nuk ke çfarë të thuash.

“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju”, ka shkruar Rugova. 

Mustafa në Facebook mes tjerash u shpreh se nuk është fare pishman që LDK-ja e prishi raportin me Vetëvendosjen, meqë sipas tij njëjtë do të vepronte edhe sot.

Exit mobile version