Irani njoftoi sot se 40 të huaj janë arrestuar për rolin e tyre në protestat pas vdekjes së Mahsa Aminit.
“Deri më tani, 40 shtetas të huaj janë arrestuar për përfshirjen e tyre në protesta”, tha zëdhënësi i gjyqësorit Masoud Setayeshi në një konferencë cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Ai nuk përmendi se nga cilat vende vijnë ata.
Kujtojmë se Irani po përballet me protesta gjithëpërfshirëse që nga shtatori pas vdekjes së një 22-vjeçareje në parapburgim, e cila u arrestua nga policia famëkeqe e moralit të vendit për sipas tyre, veshjen jokorrekte të mbluesës.
Qeveria iraniane kanë fajësuar vendet perëndimore, veçanërisht Amerikën, për nxitjen e këtyre trazirave./UBTNews/