Ushtria ukrainase pretendon se trupat ruse kanë qëlluar mbi një kolonë me gra dhe fëmijë që po largoheshin nga një fshat në veriperëndim të Kievit, duke vrarë shtatë persona.
Nuk ka pasur asnjë verifikim të pavarur të sulmit dhe asnjë koment nga Moska.
Shërbimi i inteligjencës ukrainase tha se incidenti ndodhi në një korridor evakuimi të rënë dakord nga fshati Peremoha.
Ai shtoi se anëtarët e mbijetuar të kolonës ishin detyruar të kthehen në Peremoha dhe nuk po lejoheshin të largoheshin.
Ukraina ka akuzuar në disa raste Rusinë për mosrespektimin e armëpushimeve të dakorduara dhe se ka qëlluar mbi objektiva civilë.