Ka nisur aksioni i Inspeksionit të Komunës së Prishtinës në Pallatin e Rinisë për largimin e disa konstruksioneve të vendosura pa leje, që po ia ndryshojnë pamjen origjinale këtij objekti.
Për të parë zhvillet e këtij aksioni i pranishëm në Pallat është edhe kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili tha se ky aksion po ndodh për kthimin e pallatit në gjendjen origjinale.
Ai tha se sot kanë nisur me këtë aksion por do të vazhdojnë tutje për të gjitha intervenimet që janë të jashtëligjshme.
Duke e konsideruar se aksion i sotëm është bazuar në ligj, Rama tha se janë duke punuar në një projekti për restaurimin e Pallatit të Rinisë.
Krahas njësive të inspeksionit komunal të pranishëm janë zyrtarët policorë.
E ky aksion u kundërshtua nga Naim Tërnava pronar i lokalit Blu Skay ku edhe po ndodh operacioni e ka quajtur si vendim të paligjshëm dhe pa bazë.
Ai e ka akuzuar kryeshefin e Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli se e ka kriminalizuar këtë objekt.
Tërnava paralajmëroi procedura gjyqsore duke nis nga kryetari e tutje