Përfaqësuesi i Inicativës Rome, Gazmend Salieviq pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani nuk e ka garantuar votën karshi tyre. Ai tha se kishin një takim konstruktiv, por do të vazhdojnë takimet sërish për të vendosur.
“Do ta flasim prapë me zotëri Kurtin, kemi pas një takim konstruktiv dhe do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë e ardhshme”, tha ai.