Kjo foto e mahnitshme e një luani që ulërin teksa miza i ndalon mbi bebëzën e syrit, ka fituar garën Fotografia Gjeografike e Afrikës 2021.
Imazhi u zgjodh mes 25.023 fotografive konkurruese që kishin si qëllim të sillnin një këndvështrim të ri të kontinentit më magjepsës. Fotografi i vitit 2021 për imazhet e Afrikës ishte Hannes Lochner.
Në vlerësimin e tij gjykatësi tha: “Me një kërcitje të aparatit, ky imazh arriti të plotësojë kaq shumë kritere të fotos së shkëlqyeshme. perfeksioni teknik, koha e kapjes dhe pritshmëria sjellin këtë sjellje të parashikuar”.
Kryeredaktori i garës James Hendry tha: “Pritja e fotove tuaja pjesëmarrësve ishte një gëzim i veçantë, pasi ato sillnin këndvështrime të pabesueshme të Afrikës. Me imazhet tuaja keni treguar një histori, keni nxitur emocione dhe keni kapur esencën e Afrikës. Por ne jemi njerëzorë dhe gjykimi nuk mund të jetë tërësisht objektiv, asgjë nuk i ndalon fotot tuaja të shkëlqejnë në gara të tjera”, deklaroi ai.