UBT News

​Ilir Meta nuk do të marrë drejtimin e LSI

Ish-presidenti Ilir Meta, një ditë pasi la detyrën, u shpreh për mediat se nuk do të marrë drejtimin e LSI, por do t’i bashkohet siç tha ai, triumfit të referendumit të 2 marsit që është sovraniteti i Republikës së Shqipërisë e i përket popullit.

“Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 Marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente, si dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 Marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Partia e Referendumit na pret! Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë “Shpata e Demokleut” mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës”, ka thënë Meta

Exit mobile version