UBT News

​IKShPK thirrje për respektim të masave: “Delta” akoma e rrezikshme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon me rënie të rasteve të reja dhe po ashtu edhe me numrin e viktimave.

Përmes një shkrimi në Facebook, IKShPK megjithatë thotë se situata akoma është jostabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë.

Andaj rekomandojnë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Exit mobile version