Një pjesë e futbollistëve të Prishtinës dolën negativë në testet për koronavirus në Kosovë, por ky rezultat nuk doli i njëjtë edhe në Gjibraltar.Për shkak të kësaj, klubi i futbollit nga kryeqyteti nuk u lejua të luajë ndeshjen me skuadrën nga Gjibraltari.
E IKSHPK-ja thotë se në bazë të kronologjisë së testeve të futbollistëve të Prishtinës ‘vërehet se infeksioni me COVID-19 ka qarkulluar në mesin e anëtarëve te KF Prishtina në javët e fundit’.“Është shumë e mundur që rastet të cilat nuk janë detektuar më datën 15.08.2020 në IKSHPK kanë qenë në fazën e hershme të infeksionit dhe për këtë arsye potencialisht kanë rezultuar pozitive me datën 17.08.2020 gjatë mostrimit në Gjibraltar.
Duhet theksuar se rreziku për paraqitje të rasteve të reja ne mesin e anëtarëve të klubit gjatë ditëve pas testimeve të kryera ka qenë dhe është i pranishëm duke marrë në konsiderim faktin që inkubimi gjatë infeksionit është 2-14 ditë dhe të gjithë anëtarët kanë qenë në kontakte të afërta të rasteve të konfirmuara”, thuhet në sqarim.
IKSHPK me kërkesë të KF Prishtina sot, më datën 20.08.2020, ka kryer testimin për prani të SARS-CoV-2 tek anëtarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga 27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti i KF të Prishtinës.
Ndeshja e Europa League midis Lincoln Red Imps dhe Prishtina u anulua pasi shtatë anëtarë të ekipit mysafir dolën me COVID-19.Vendimi për anulimin e ndeshjes nga një zyrtar i UEFA në stadiumin ‘Victoria’, pas kontaktit me autoritetet e Gjibraltarit.Skuadra kosovare mbërriti në Gjibraltar me aeroplan Charter dhe u testua menjëherë në aeroport.
Protokolli thotë që lojtarët e ekipit duhet të testohen për virus tre ditë para një ndeshje, dhe pastaj përsëri një ditë më parë.Në përputhje me rregullat e UEFA-s, certifikatat që tregojnë se lojtarët janë “negativë” kërkohen para se lojtarët të lejohen të marrin pjesë në ndonjë garë.Sidoqoftë, ndërsa të gjithë lojtarët e Lincoln FC dolën negativë, shtatë lojtarë prishtinas dolën pozitivë.
Kjo është hera e dytë në një javë brenda një jave një ekip kosovar i është dashur të heqë dorë nga ndeshja para fillimit të saj. |