UBT News

​IKShPK: Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga fillimi i vitit ka filluar rritja e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron dhe se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj ka apeluar te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

IKShPK për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bën thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim.

“IKShPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19″, thuhet në reagimin e Institutit.

Exit mobile version