Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve lokale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bënë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19.
IKShPK ka bërë thirrje tek qytetarët, institucionet publike dhe private që t’i respektojnë masat të cilat parandalojnë përhapjen e virusit korona.
“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet mes tjerash në thirrjen e Institutit.