Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara.
Ndërsa IKShPK tërheq vërejtjen se uji i puseve të pambrojtura është me rrezik të lartë për kontaminim.
“Bunaret/puset janë të pambrojtura, të pamenaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim. Andaj luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij, si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret/puset, për arsye se cilësia e ujit ne këto resurse është jo e sigurt e posaçërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikojë në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektojë në cilësi. IKShPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e IKShPK-së./UBTNews