Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të zeroj tarifat që lidhen me procedurat doganore.
“Ne sot do të nënshkruajmë bashkëpunimin i cili do t’i hap rrugën bashkimit doganor, që është një fjalë e bukur, por që do shumë punë. Ne do të ngremë dy grupe teknike të cilat dot ë punojnë intesivisht dhe unë uroj që grupet do të arrijnë që përpara mbledhjes së ardhshme të dy qeverive të na japim një dokument i cili realisht do ta bëjë të mundur bashkimin doganor. Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka marr angazhimin që të zeroj tarifat që lidhen me procedurat doganore me qëllim që të gjitha barrierat tarifore në doganë dhe administrative të lehtësohen maksimalisht siç është premtimi i dy qeverive tona dhe uroj që të jenë e njëjta gjë edhe për qeverinë tuaj. Shpreh keqardhjen që sot nuk arritëm që të nënshkruajmë marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomik të autorizuar pasi u njoftova nga ministri se janë disa teknikalitete të cilat nuk e lejojnë këtë”, theksoi ajo.
Kurse, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se bashkimin doganor e ka konsideruar si një proces që sjell përfitime për të dyja vendet.
“Si rrjedhojë e bashkimit doganor dalin disa përfitime siç janë shfrytëzimi i kohës në mënyrë me efektive për shkak të lehtësimit të procedurave dhe zvogëlimit të procedurave të pritjes për maunat. Pra palët do të punojnë së bashku në hartimin e një studimi të cilin do e prezantojnë në nëntor të këtij viti pra në mbledhjen e ardhshme dhe ky studim pritet të jetë me interes për të dyja palët…të premten e javës së kaluar të dy drejtorët e Doganave kanë nënshkruan një urdhër për miratimin të protokolleve për njohjen e plumçeve dhe veprimeve të përbashkëta për to”, u shpreh ai.
Po ashtu, pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.