UBT News

​IAEA: Ukraina e Rusia të shmangin katastrofën bërthamore në Zaporizhia

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, i ka kërkuar Ukrainës dhe Rusisë që t’u përmbahen pesë parimeve për të parandaluar katastrofën bërthamore në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

Gjatë një konference për sigurinë e termocentralit bërthamor, i cili ka qenë shkak për shqetësim që kur forcat ruse morën kontrollin e tij pas pushtimit në shkurt të vitit 2022, Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), i prezantoi parimet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York më 30 maj, shkruan REL.

“Situata e sigurisë bërthamore dhe e sigurisë në termocentralin e Zaporizhias… vazhdon të jetë jashtëzakonisht e brishtë dhe e rrezikshme. Aktivitetet ushtarake vazhdojnë në rajon dhe mund të rriten shumë në mënyrë të konsiderueshme në të ardhmen e afërt”, tha ai në një referencë të dukshme ndaj një kundërofensive të pritshme të Ukrainës.

Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit, Grossi theksoi domosdoshmërinë e shmangies së çdo forme sulmi që synon termocentralin.

Exit mobile version