Policia ka njoftuar se, është arrestuar një i mitur në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht që të mitur të hënën në mesditë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.
Rasti është inicuar si sulm seksual.
“Fushë Kosovë 24.10.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.