UBT News

​I jepet lamtumira e fundit biznesmenit Bedri Rexhepi

Mesditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit biznesmenit Bedri Rexhpi, i cili u vra në prill të vitit të kaluar por mbetjet mortore të të cilët u gjetën vetëm para pak javësh.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë ndërsa u varros në varrezat e qytetit në Shtime.

Për vrasjen e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut të cilët janë në paraburgim.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë në një konferencë për media deklaroi se Rexhepit i ishte marrë jeta për shkak të 30 mijë eurove, të cilët të dyshuarit mendonin se biznesmeni i kishte me vete pas një ujdie paraprake për shitjen e dy veturave.

Përmes një reagimi, familja Rexhepi të martën tha se presin që drejtësia të vihet në vend dhe të dyshuarit të cilëve iu është ngritur aktakuza të marrin dënimin e merituar.

“Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e tyre.

Familja Rexhepi tha se Bedriu ishte rënë pre e një mashtrimit me qëllim të grabitjes dhe, sipas tyre, i erdhi nga një familje të cilës i kishte ndihmuar.

Exit mobile version