UBT News

​I dyshuari për ryshfet asistent ekzekutiv në MKRS, mori mbi 5,800 euro

Policia e Kosovës arrestoi gjatë ditës së martë në flagrancë një person në Prishtinë për ryshfet për subvencione.

Sot, sipas raportit 24-orësh policor, mësohet se i dyshuari punon si asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marrë 5.850 euro ryshfet nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të kësaj ministrie.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është në ndalim 48 orë.

Exit mobile version