UBT News

​I arrestuari për dhunim në Viti është një 27-vjeçar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i arrestuar për rastin e dhunimit në Viti është një 27-vjeçar.

Sipas njoftimit, 27-vjeçari dyshohet se ka kryer rastin e dhunimit për të cilin është raportuar më 23 nëntor.

“Arrestohet një person i dyshuar për dhunim. Më 24.11.2022, zyrtarët policorë të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila është raportuar me datën 23.11.2022. Personi i arrestuar: Xh. Z mashkull, 27 vjeç, i dyshuar për dhunim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Exit mobile version