UBT News

​Hyri në zyrën e drejtorit të shkollës me armë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Viti, pasi me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës.

Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë. Me konsultim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version