Këshilli Evropian miratoi një propozim për të pezulluar marrëveshjen për lehtësimin e vizave të vitit 2007 me Rusinë.
Masa do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara për shtetasit rusë në zonën Schengen, e cila përfshin 22 shtete të BE-së dhe katër vende të tjera evropiane.
Tarifa e aplikimit për një vizë Schengen do të rritet nga 35 euro (35 dollarë) në 80 euro dhe do të kërkohen më shumë dokumente. Koha e përpunimit do të jetë gjithashtu më e gjatë dhe do të ketë kufizime për vizat me shumë hyrje.
Shtrëngimi i rregullave mund të çojë në refuzimin e aplikimeve për viza dhe madje edhe anulimin e vizave aktuale. Udhëzimet e BE-së u ofrojnë shteteve kompetenca të gjera si dhe një bazë për një shqyrtim më të detajuar të aplikimeve.
Në të njëjtën kohë, BE-ja mbetet e hapur për aplikantët që udhëtojnë për arsye emergjente, në veçanti anëtarët e familjeve të qytetarëve të BE-së, gazetarët, disidentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Vendet mund të ulin ose të heqin plotësisht tarifat e vizave për anëtarët e këtyre grupeve.
Marrëveshje për lehtësimin e vizave midis BE-së dhe Rusisë ka qenë në fuqi që nga viti 2007, megjithëse ajo u pezullua për përfaqësuesit e biznesit, qeverisë dhe diplomatët menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt./ atsh/