Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka uruar Antony Blinken që është zgjedhur sekretar i Shtetit në administratën Joe Biden.
Ai ka thënë se shpreson që të punohet së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe anëtarësim të plotë në NATO.
“Urime Antony Blinken, për konfirmimin nga Senati si sekretar i ri i Shtetit! Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe në NATO si një anëtare e plotë. Aleanca është forcë lëvizëse për orientimin euro-atlantik të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.