UBT News

​Hoxhaj: Programi i qeverisë Kurti i dobët dhe mediokër

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj ka thënë se program i qeverisë Kurti, i prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës, është program më i dobët ndonjëherë dhe do të mbahet mend për pasaktësi dhe mungesë të llogaritjeve reale.

“Ky është një program mediokër, është një paçavër”, ka thënë Hoxhaj pasi ka komentuar programin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Kurti.

Në seancë e jashtëzakonshme ku kryeministri Albin Kurti ka prezantuar programin katër vjeçar të qeverisë që ai e drejton, deputeti Enver Hoxhaj ka thënë se program qeverisës do të duhej të prezantohej në fund të muajit mars, ndërsa sot krye temë, sipas tij, do të duhej të ishte procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19.

“Mandej foli edhe për dialogun me Serbinë, dhe tek dialogu me Serbinë është një formulim i famshëm ‘qeveria e Republikës së Kosovës është gatshme ta njoh ndërkombëtarisht Republikën e Serbisë nëse kjo është e gatshme të njoh Republikën e Kosovës’ prej kur ne kemi nisë me folë në emër të bashkësisë ndërkombëtare dhe ofrojmë njohje kolektive. Prandaj ky program flet për mjerimin e qeverisë Kurti, është një program mediokër, është një paçavër”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se programi i prezantuar nuk ka plan veprimi.

“Programin që e keni para jush është program i cili nuk ka plan veprimi, nuk ka fare plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete, nuk ka afate kohore, nuk ka buxhet, nuk dihen as institucionet përgjegjëse të cilat do të duhej t’i zbatojnë këto objektiva. Kështu që ky është program më i dobët, më i kot dhe do mbahet mend për pasaktësinë aritmetike në vend të llogaritjeve reale, për paqartësinë kohore në vend të planeve konkrete, për përsëritje në vend të përmbajtjes”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhaj, në programin e prezantuar mungon guximi dhe ofrohet vetëm hezitim dhe populizëm.

Albin Kurti, sikurse foli edhe sot, kishte krijuar për disa vite bindjen dhe po bënë përpjekje që edhe më shumë të forcojë këtë bindje se sapo të udhëheqë qeverinë do të bënte transformimin e madh politik, ekonomik dhe shoqëror në vend. Këtë transformim do ta bënte falë vendosmërisë së tij por edhe programin politik dhe vetëm ai do të ishte në lartësinë e duhur për ta bërë këtë ndryshim, në fakt kjo ka të bëjë me diçka tjetër, çdo demagog dhe populist e ka talenti ne veçantë me i bë reklamë vetës dhe këtë talent e ka edhe Albin Kurti. Këtë material që e keni për debat, pa asnjë gram, nuk është program, sepse aty ku kërkohet guximi ofrohet vetëm hezitimi, ku kërkohet pragmatizmi ka vetëm populizëm, program është ikje nga realiteti dhe shmangie nga realiteti”, ka shtuar Hoxhaj.

Sipas udhëheqësit të Partisë Demokratike të Kosovës, program i qeverisë Kurti nuk trajton problemet kryesore me të cilat përballet aktualisht vendi, siç është ai me pandeminë COVID-19.

Exit mobile version