Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës.
Kështu ka deklaruar ai pas vizitës në Rrafshin e Dukagjinit, ku u diskutua për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit.
“Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale. Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”, shkroi Hoxhaj në Facebook./UBTNews