Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për të filluar procesin mësimor ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi ligji i pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem.
“Qëndrimi jonë si Parti Demokratike e Kosovës ka qenë që gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme dhe qeveria së bashku me sindikatën të bëjnë zgjidhje afatshkurtë, afatshkurtë do të ishte për muajin shtator, tetor, nëntor, dhjetor, dhe prej janarit të jetë në fuqi ligji i pagave, i cili do të duhej ta zgjidhte këtë problem, qëllimi jonë ka qenë dhe mbetët që nxënësit të kthehen në shkollë, greva të ndërpritet por të njëjtën kohë të plotësohen kërkesat të cilat i ka sindikata e arsimit. Ne jemi subjekt politik i cili nuk e luan rolin e zëdhënësit të sindikatës, mendojmë që kanë humbë shumë ditë të procesit mësimor. E mora kalendarin e ministrisë së Arsimit nëse nuk gaboj kanë humbur rreth 2 milionë orë deri më tash, viti i ka 185 ditë shkollor, dhe janë humb pothuajse 25 ditë mësim”, ka thënë ai.
Kuvendi do të mblidhet këtë javë për seancë të re si dhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.