Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, thotë se është koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për mësimdhënësit.
Ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shkruar se PDK ndërtoi qindra shkolla, duke theksuar edhe se dyfishoi për 118 përqind pagat për mësimdhënësit.
“PDK-ja ndërtoi qindra shkolla dhe dyfishoi për 118% pagat për mësimdhënësit, që janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë dhe shtetit. Koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për ta!”, ka shkruar Hoxhaj.