UBT News

​Hovenier takohet me Rada Trajkoviqin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar sot me politikanen serbe, Rada Trajkoviq.

Ai e ka falënderuar politikanen e cila gjatë ditës bëri të ditur se nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, e sipas saj përgjegjës është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Faleminderit Rada Trajkoviq për njoftimin e sotëm të saj. E kam thënë edhe më parë dhe duhet të përsëritet: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, është shprehur ambasadori Hovenier pas takimit me Rada Trajkoviq.

Exit mobile version