UBT News

​Hovenier: Putini zgjodhi luftën, ne mbetemi të bashkuar me Ukrainën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur rreth agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se ishte presidenti rus, Vladimir Putin, ai i cili zgjodhi luftën.

Diplomati amerikan thotë se bota mbetet e bashkuar rreth ndihmës së ofruar për Ukrainën.

“Duke zgjedhur të paguajë për një luftë në vend që të investojë në nevojat e rusëve, pushtimi i Ukrainës nga Putini do të jetë një dështim strategjik për Kremlinin dhe do të shkatërrojë të ardhmen e popullit rus. Kur të shkruhet historia e kësaj epoke, do të tregohet se zgjedhja e Putinit për të nisur një sulm të paprovokuar, të padrejtë dhe të paramenduar e la Perëndimin më të unifikuar dhe Rusinë në mënyrë eksponenciale më të dobët”, ka shkruar ai.

Exit mobile version