UBT News

​Hovenier për marrëveshjen për targat: Shton sigurinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.

Ai në Twitter ka shkruar se ShBA vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje, e cila siç tha ai, rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai. 

Exit mobile version