Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale dhe e ndërveprueshme me NATO-n.
Ambasadori amerikan ka shkruar në Twitter derisa ka njoftuar se e ka pritur në takim pjesëtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili ka diplomuar në akademinë “West Point” në ShBA. Kjo akademi është prej më prestigjiozeve në botë sa i përket shkollimeve ushtarake.
“Ishte kënaqësi të takoja të diplomuarin në akademinë ushtarake ‘West Point’, Ylli Dalladaku, i pari nga FSK në njërin nga trajnimet më rigoroze të ushtrisë amerikane. Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka thënë ambasadori amerikan.