UBT News

​Hoti pranon një video të sulmeve ruse me dronë në Ukrainë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar karshi sulmeve të Rusisë me dronë kamikazë në Kiev të Ukrainës, duke publikuar një video të cilën ia kishte dërguar një deputet ukrainas. 

Hoti ka thënë se videon e ka pranuar sot, ndërkohë që ka shprehur mbështetjen e Kosovës ndaj shtetit të Ukrainës.

“Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre. E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror”, ka shkruar Hoti sipër videos. 

Exit mobile version