UBT News

​Hoti: Nga shtatori do të shtohet rreziku për infektim me Covid-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se megjithëse numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar rënie, mbetet ende i lartë numri i vdekjeve nga kjo pandemi.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se shtatori do të rrisë edhe më shumë rrezikun pasi që shumë prindër e nxënës do të jenë në kontakt më njëri-tjetrin.

Andaj ka kërkuar të kihet kujdes të shtuar.

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.

Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.

Exit mobile version