UBT News

​Hoti merr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se pas vlerësimeve të marra për rezultatin preliminar, personalisht do të marrë përgjegjësi për humbjen e thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Hoti ka falënderuar votuesit e LDK-së për besimin e dhënë, derisa theksoi se rezultatet e marra nga shtabet nuk janë ato të pritshme. Ai në një konferencë për media u zotua se LDK do të jetë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës.

“Unë para jush dëshiroj të shprehem qartë të marrë përgjegjësinë e plotë për këto rezultate zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në ditët në vijmë unë do të diskutojë gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi timen në këto zgjedhje… E them në emër të LDK ne do të jemi mbrojtës i pa kompromis i demokracisë pro perëndimor duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Exit mobile version