UBT News

​Hoti kritikon qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria ka reaguar me vonesë lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe sipas tij, masat e ndërmarra nuk janë të duhura.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën me pandeminë, Hoti ka kritikuar qeverinë edhe për mënyrën e vaksinimit dhe, siç ka thënë ai, mungesën e koordinimit me komuna.

“Reagimi edhe vitin e kaluar në pandemi edhe tash duket ka qenë i vonuar, bile vitin e kaluar situata ishte shumë më e rëndë për shkak se shumë më tepër raste bëheshin për spital. Në dhjetor të vitit të kaluar, kanë qenë vlerësimet e OBSh-së dhe disa ekspertëve të fushës që janari, fundi i janarit, shkurti, do të jenë të rëndë edhe për Kosovën edhe për plot vende të tjera për shkak të variantit të ri të COVID-it, nuk u ndërmorën masa tek tash para një jave që u ndërmorën disa të cilat në bazë të vlerësimit të efektit që kanë dhënë po duket që nuk janë plotësisht adekuate”, ka thënë Hoti.

Exit mobile version